Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vdekja e 32 vjeçarit/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Autopsia e trupit është filmuar e gjitha

22:11 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se i gjithë proçesi i autopsisë së trupit të Lear Kurtit, është i filmuar me kamera. 32 vjeçari është shoqëruar nga efektivët e Komisariatit nr.3 në mesnatë, ku dhe ka ndërruar jetë.

“I gjithë proçesi i autopsisë është regjistruar i gjithi me kamera. Kjo nëse familjarët kanë ndonjë pretendim”, është shprehur gazetarja në emisionin “Open”.

Më tej, ajo tha se i riu ka shfaqur shenja se nuk ishte mirë sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Lala tregoi se ka parë pamjet e kamerave të Komisariatit dhe në to dukej qartësisht se Lear Kurti ishte duke u dridhur.

“Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në Komisariatin nr.3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta.

Momentin që 32 vjeçari ka zbritur në Komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në Komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. Nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë.

Nuk di ku bazohet Policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Është element ti bëj gjyqin një të riu, por nuk do guxoj ta bëj. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për ti garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës”, vijoi më tej gazetarja.

autopsia klodiana lala Lear Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.