Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve të hotelit

09:58 / October 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoteliqerret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër anëtarët e një familjeje nga Moska që humbën jetën mbrëmjen e së premtes në një hotel në Qerret të Kavajës kishin porositur pije vetëm një orë para se të gjendeshin të pajetë në zonën e SPA-së. Një dëshmi e rëndësishme për grupin hetimor është ajo e punonjësit të pishinës, i cili ka deklaruar se e kishte pastruar të premten në mëngjes.

Në dëshminë e tij, ky punonjës ka treguar se turistët rusë kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA-së, pasi kishin nevojë për t’u relaksuar, duke qenë se kishin udhëtuar përgjatë gjithë ditës së premte. Ata kishin qëndruar disa orë në Maqedoninë e Veriut, më pas janë kthyer dhe kanë ndaluar për pak kohë në Librazhd dhe në fund kanë mbërritur në hotelin që kishin rezervuar, në Qerret të Kavajës.

Punonjësi i pishinës, ka deklaruar se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA-së. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët.

Mësohet se ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që u bë dëshmitari i parë i skenës tronditëse dhe gjeti të pajetë turistët rusë. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati.

Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk mu përgjigjën.

Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 4 turistët janë asfiksuar, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes.

Gjithashtu, Policia po vijon hetimet mbi një pistë tjetër në atë të sigurisë së sistemit të ajrimit nëse ka pasur një defekt. Policia ka shoqëruar stafin e hotelit në Komisariat për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.