Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdekja ka shoqëruar familjen Buci: Vjehrra vrau nusen, pas Eglantinës vdiq dhe i vëllai

16:29 / September 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkëlzen Buçi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatkeqësitë në familjen Buci me origjinë nga Dibra nuk kanë fund. Pas zbulimit të ngjarjes makabre ku babai dhe vëllai kanë vrarë para 8 vitesh, 23 vjeçaren Eglantina Buci, mësohet se disa vite më parë në këtë familje ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë ku vjehrra ndryshe gjyshja e të resë kishte vrarë nusen e djalit.

 nëna e Faikut vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes, në momentin që reja me vjehrrën po shikonin televizor dhe nisi konflikti, që përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.

Drama e familjes vijon dhe me një tjetër humbje të njerëzve të dashur. 

Dy vite më parë Faikut i kishte humbur jetën nga leucemia një nga djemtë.

Ndërkohë ngjarja e rëndë e zbuluar një ditë më parë nga policia ku ka humbur jetën 23-vjeçarja Eglantina Buci, ka ndodhur në vitin 2012, ku e reja ishte ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe planin për vrasjen e saj e kishte kryer i ati.

Shkëlzen Buci i dënuar 13 vite burg për vrasje me paramendim të ngelur në tentativë, kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës.

Në lidhje me këtë ngjarja policia tashmë ka vënë në pranga edhe babai i saj Faik Buci, i cili mësohet se është dhe i divorcuar nga nëna e Eglantinës me të cilën kishte katër fëmijë dhe i martuar me një grua tjetër me të cilën nuk ka asnjë fëmijë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.