Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdes masoni i parë shqiptar, çfarë tha për politikanët: Rama dhe Nano kërkuan akses, nderi që donte Basha /Video/

20:39 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Masonet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëz të afërm të të ndjerit. Zotaj është vetëdeklaruar si masoni i parë shqiptar dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”.

Në një intervistë të dhënë në muajin prill të këtij viti për RTK, masoni tregoi se sir a në kontakt me masonët në SHBA dhe se si u bë pjesë e tyre.

“Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit,”- tha Zotaj ndër të tjera.

Më parë, i ndjeri ka dhënë edhe deklarata të çuditshme në lidhje me politikanët shqiptarë. Konkretisht ai është shprehur se Lulzim Basha i ka kërkuar favor kryemasonit për të bërë princin Leka II një mason. Ai ka hedhur dyshimet që Basha mund të jetë vetë një mason, meqë këtë nder e ka kërkuar për princin Leka II dhe jo për vete.

Për kryeministrin Edi Rama, Zotaj është shprehur se i ka ofruar 3.5 milion euro për ta bërë mason. Ndërsa për Fatos Nanon ka deklaruar se ai i ka ofruar 1 milion euro për t’u anëtarësuar si mason. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.