Një Youtuber që njihej në Francë për testimin e makinave ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Një francez 37-vjeçar dha frymën e fundit në asfalt, në një aksident trafiku të shtunën, më 24 qershor, në qytetin Val-de-Virvée në departamentin Gironde.
Ky është Jean Baptiste Dessort, një Youtuber i njohur nga qyteti i Bordeaux, me 59,000 abonentë në kanalin e tij “Le Billet Auto”.
Sipas mediave franceze, 37-vjeçari ka përplasur makinën elektrike që po ngiste në një pemë, ndërsa raportet sugjerojnë se ai mund të jetë hedhur nga automjeti.
Makina IX me emetim zero është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur forca e zjarrfikëses, e cila ka gjetur të vdekur Jean-Bapstiste Dessort, pak metra larg makinës.
Siç shtojnë mediat franceze, ngjarja tragjike ndodhi teksa 37-vjeçari po testonte makinën elektrike për të ndarë përshtypjet e tij nga drejtimi me abonentët e tij në YouTube, ku kishte postuar test-drive të modeleve të tjera.

