Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdes në mënyrë misteriozë gruaja që denoncoi “Gjonin e Perëndisë”

18:07 / February 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aktiviste investigative që ndihmoi në arrestimin dhe daljen para gjykatës të një shëruesi të famshëm brazilian, ka vrarë veten në rrethana të mistershme. 38-vjeçarja Sabrina Bittencourt u gjet e vdekur në banesën e saj në Barcelonë vetëm pak ditë pasi e akuzoi “Gjonin e Perëndisë” se drejton një fermë me skllevër seksi në Brazil.

Shëruesi i famshëm në mbarë botën i njohur anglisht si John of God, emri i vërtetë i të cilit është Joao Teixeira de Faria, akuzohet për abuzim seksual nga të paktën 600 gra të cilat kanë marrë guximin ta denoncojnë publikisht se i ka abuzuar seksualisht në moshë minorene.

Një nga gratë që e akuzojnë shëruesin për abuzim seksual është edhe vajza e tij. Por aktivistja Bittencourt ishte e para që përmes një investigimi bëri publike dëshmitë rrëqethëse të viktimave të shëruesit, i cili ndodhet aktualisht pas hekurave në pritje të gjykimit.

goca

Denoncimi i saj i fundit, dy ditë para se t’i jepte fund jetës ishte se 77-vjeçari drejtonte një “fermë” ku mbaheshin dhe trafikoheshin fëmijë. Ajo tha se ka fakte që shëruesi ka abuzuar me qindra vajza në moshë të re, të cilat mbeteshin shtatzënë. 10 vite pasi kishin lindur, ai u merrte fëmijët dhe vriste nënat, denoncoi aktivistja duke shtuar se qindra, në mos mijëra fëmijë janë shitur në tregun e zi në Europë, SHBA dhe Australi për 15 mijë deri në 45 mijë euro.

Rreth 10 gra e akuzuan vitin e kaluar John of God për abuzim seksual. Dëshmitë e tyre tronditëse u transmetuan në televizionin brazilian Globo TV. Më pas numri i dëshmive për abuzim do të rridhte si lumë, duke shkuar në mbi 600 gra, ndër to edhe vajza e tij.

Aktivistja që e denoncoi la një letër ku shpjegon arsyet e vetëvrasjes, por përmbajtja nuk është bërë ende publike. Ajo kishte marrë dhjetra kërcënime nga mbështetësit e shëruesit, ndërsa djali i saj nuk e beson versionin e autoriteteve duke deklaruar në rrjetet sociale se nënën ia kanë vrarë.

John of God është i famshëm pasi pretendon se shëron sëmundje të ndryshme përfshi edhe kancerin me fuqi të mbinatyrshme, ndërsa kryen edhe operacione aty për aty, edhe pse nuk ka asnjë specializim në mjekësi.

Ai fitoi famë ndërkombëtare kur u intervistua disa vite më parë nga moderatorja e famshme Oprah Winfrey. Me dhjetra personazhe publikë të famshëm e kanë takuar shëruesin ndër vite dhe janë bërë pjesë e performancave të tij shëruese.

Brazil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.