Në stadiumin “Lusail”, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës në Katar, ka humbur jetën një roje sigurie.
Bëhet fjalë për John Njao Kibiu, i cili ka ndërruar jetë në repartin e terapisë intensive pasi u rrëzua nga lartësia.
Ekipet mjekësore të stadiumit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë para se të transferohej me ambulancë në reanimacionin e spitalit Hamad, thuhet në njoftim.
