Volodymyr Zelensky deklaroi se pas vdekjeve së shefit të mercenarëve Yevgeny Prigozhin qëndron presidenti rus Vladimir Putin.
Kjo është deklarata e parë e tillë e presidentit ukrainas për këtë çështje.
“Fakti që Putin vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne të gjithë kemi, jo ndonjë lloj tjetër, tregon gjithashtu mënyrën e tij të të menduarit dhe se ai është i dobët,” tha Zelensky.
Avioni në të cilin Prigozhin po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, mes tyre edhe kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.