Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

13:00 / February 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14e95ad3 2769 4b55 969a cb269eecd349 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisi sot samiti “Pact of Free Cities” (Pakti i Qyeteve të Lira), punimet e të cilit zhvillohen për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive nga qytete të rëndësishme të Europës dhe botës, që synon forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Në fjalën hapëse, mikpritësi I këtij samiti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë të pranishmit dhe për faktin se ndodhen në Tiranën e transformuar rrënjësisht.

“Kur shoh se si qyteti më i izoluar në Europë është sot Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, më bën shpresëplotë se qytetet mund të ndryshojnë; vendet, shoqëritë, realitetet mund të ndryshojnë. Çdo gjë është e mundur nëse secili prej nesh merr seriozisht angazhimin tonë për të qenë transformues, inovatorë dhe hapësira të hapura për qytetarët tanë, por të hapura edhe për të tjerë, që vijnë nga vështirësitë që mund të sjellë lufta, ndryshimet klimaterike apo sfidat e jashtëzakonshme ekonomike”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se mezi pret që gjatë këtij samti të krijohen ura të reja bashkëpunimi mes qyteteve. “Patëm një takim me dyer të mbyllura për të miratuar atë që quhet Deklarata e Tiranës, një përkushtim dhe angazhim i qyteteve për të qenë më afër njëri-tjetrit, më sdolidarë, për të qenë qytete të hapura, sidomos ndaj atyre që largohen nga persekutimi, nga lufta, nga vështirësitë ekonomike, për të treguar se, ashtu siç na dëshmoi sot kryetari i Këshillit të Vienës, se qytetet që investohen në solidaritet dhe në politika sociale janë edhe qytete më të sigurta. Kjo është arsyeja pse nën këtë shembull kemi sot paketën më të madhe sociale të strehimit në Tiranë. Vetëm në thirrjen e fundit kemi 1200 apartamente të reja. Ky është viti i parë ku jo vetëm studentët, por edhe pensionitët, udhëtojnë falas në të gjithë sistemin tonë të transportit publik dhe besoj se secili prej nesh nuk ka nevojë të shpikim rrotën, por të mësojmë nga qytetet më të mira për t’u bërë edhe ne më të mirë në vijim”, përfundoi Veliaj.

Pakti i Qyteteve të Lira është një rrjet global qytetesh ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive. Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë disa panele diskutimi, ku kryetarët e bashkive pjesëmarrëse do të prekin tema si siguria e qyteteve në kohë krizash, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe migracioni. Në këtë rrjet bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Los Angeles, Milano, Mynihu, Parisi etj.

Ky samit vjen në një moment kur qytetet po kthehen në qendra të rëndësishme të politikave progresive dhe po pozicionohen si zgjidhës të problemeve globale përballë ngurrimit ose ngadalësisë së qeverive kombëtare. Pact of Free Cities synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira dhe të sigurojë fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.