Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Demokratë mos lejoni t’ju poshtërojnë e të votoni Metën! Skuadra jonë ka shërbyer pa i ndarë në të majtë e të djathtë

12:35 / May 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 01 at 11.07.11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit me banorët e Lagjjes 13 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht kandidat i PS për Tiranën, u kërkoi votën edhe të demokratëve, të cilët po fyhen rëndë nga Sali Berisha, duke i çuar në listën e Ilir Metës.

“Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj. “Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak”. Ai tha gjithashtu se të gjitha projektet e realizuara nga Partia Socialiste, si në Bashki ashtu edhe në Qeveri, janë për të gjithë qytetarët pa i ndarë në të djathtë e të majtë.

“Në Kopshtin Zoologjik nuk kemi dy radhë, një për fëmijët e demokratëve dhe një për fëmijët e socialistëve. Por ky park është bërë për të gjithë fëmijët e Tiranës. Ne nuk kemi dy pista te Liqeni. Pistë që të bëjnë vrap dhe biçikleta demokratët dhe pista që të bëjnë vrap dhe biçikleta socialistët. Është e njëjta hapësirë, por e gëzojnë të gjithë. Kur të fillojmë të Kopshti Botanik do bëjmë të njëjtën gjë. Nuk ka lule për demokratët e socialistët. Kur të bëjmë shkollën do bëjmë të njëjtën gjë, nuk do ndajmë shkollë për demokratët e shkollë për socialistët. Në momentin që zhbllokuam rrugen, nuk i kontrollojmë makinat të demokratëve apo socialistëve. Kur të hapim tregun agroushqimor, nuk do themi mollë për demokratët e dardhë socialistët. Për sa kohë çdo investim i ka shërbyer njësoj, tamam si dielli që i ngroh të gjithë njësoj, tamam si shiu që i lag të gjithë njësoj, tamam siç kjo skuadra jonë që ju ka shërbyer të gjithëve njësoj, pa i ndarë në të majtë e të djathtë, nuk keni pse poshtëroheni, nuk e keni të detyrueshme t’ju çojnë si cjapi te kasapi. Votoni skuadrën tonë, të çunave dhe gocave të lagjes suaj, të mëhallës suaj, që janë rritur në këtë qytet e që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë e të një skuadre që do ta çojë Tiranën përpara”,-e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.