Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj: Duhet ta kursejmë energjinë elektrike dhe ujin, na duhet ndihma e të gjithëve

12:34 / October 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 19 at 12.32.46 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nevoja për ta ruajtur dhe kursyer ujin ishte tema e aktivitetit “Qyteza e Ujit”, e zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në Parkun Olimpik të Tiranës. Përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë lojërat, konkursin e esesë më të bukur, këndin e pikturave etj., fëmijët mësuan mbi rëndësinë që ka uji, sidomos kursimi i tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e shfrytëzoi këtë takim për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë e kursimit të ujit, sidomos në një kohë të vështirë si kjo, ku lufta në Ukrainë dhe agresioni rus atje, kanë sjellë rritjen e çmimit të energjisë dhe shumë produkteve të tjera.

“Të rriturit, por jam i sigurt se edhe të vegjlit, e kanë parë që po zhvillohet një luftë në Ukrainë. Prej asaj lufte, në të gjithë Europën, është rritur çmimi i energjisë; fushat e lulediellit që nuk punohen më atje, kanë rritur çmimin e vajit; fushat që prodhonin shumë grurë, tani që ka luftë, është rritur çmimi i grurit. Edhe çmimi i ujit preket sepse uji, në pjesën më të madhe pompohet me energji elektrike. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur, si Bashki e Tiranës, që të mos e rrisim çmimin e ujit për prindërit tuaj, por të sigurohemi që bashkia e përballon vetë rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe pompimit, që asnjë familje e qytetit të Tiranës të mos e ndiejë këtë krizë të çmimeve. Që ta përballojmë të gjithë bashkë, si një familje e madhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi fëmijëve që të ndërgjegjësojnë prindërit për të kursyer ujin. “Nëse qeveria po ndihmon duke mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë dhe nëse bashkia po ndihmon duke e mbajtur pa e ndryshuar çmimin e ujit, na duhet ndihma e të gjithëve, që të kursejmë energjinë dhe të ujin. Ndaj, dua shumë që secili prej jush, edhe kur është në kopësht, edhe kur është në çerdhe, edhe kur është në shkollë, në momentin që nuk e përdor ujin, në momentin që e ka lagur furçën e dhëmbëve, në momentin që e ka mbaruar dushin, në momentin që i ka larë duart, duhet menjëherë ta kursejë edhe ujin, edhe energjinë, se në qoftë se çunat e gocat e vegjël të Tiranës e bëjnë këtë, do ta bëjnë të gjithë prindërit. Në Tiranë çdo gjë që bëjnë fëmijët dhe e bëjnë mirë, pastaj imitohet edhe nga prindërit. Ditët pa Makina i nisën fëmijët, tani edhe prindërit ecin me biçikleta; mbollën pemë fëmijët, edhe prindërit tani po mbjellin pemë. Jam i sigurt se nëse çunat e gocat e Tiranës do kursejnë ujin dhe energjinë elektrike, të gjithë prindërit do sillen si fëmijët dhe do mësojnë nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Aktiviteti “Qyteza e Ujit” u zhvillua në kuadër të projektit “Crosswater Interreg IPA-CBC Italy, Albania, Montenegro” për ndërgjegjësimin dhe kursimin e ujit.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.