Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj i kërkon SPAK-ut të hetojë Bashën: “PD është kthyer në një bandë që vë gjoba dhe punon për një familje”

10:45 / October 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f7cd54d23252
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

Teksa foli nga Kombinati, Veliaj u shpreh se Lulzim Basha, çdo protestë që ka nisur e ka lënë përgjysmë, sapo ka marrë gjobën e radhës.

“Pyetja është pse e la protestën ky? Ky tha: Unë do shtrihem aty, do bëhem tapet kur të vijë rruli i bashkisë, fadroma. Pse e la ky? Sa ishte ajo makina që ia kishte dhënë ai kontraktori aty? Pse e la, se ky tha: Ne do u sulemi qendrave tregtare. Ne e dimë sa qendra tregtare ka. S’ka Tirana 100, 2 ka, i njëjti pronar është. Aaa, pasi mori vilat në Vala Mar te Gjiri i Lalzit, u bënë të mirë oligarkët, se deri dje ishin të këqij. Po oligarku tjetër që ka vilat dhe thoshte – krimineli i Edi Ramës, oligarku i Edi Ramës – mori 2 shtëpi atje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, ky u bë me 4 vila”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja që u ngrit me idealet e studentëve të dhjetorit është kthyer në një bandë që punon për një familje.

 “Është e vetmja parti politike që po t’i shohësh historikun në Facebook, ka më shumë postime që i ka hequr kundrejt pagesës, sesa ato që ka lënë. Turp i madh. Një parti që është e denjë për emrin bandë, kështu që po ka njerëz te SPAK-u, po ka njerëz në prokurori, këta duhet të zgjohen, se nuk mund të vihet gjobë në çdo biznes dhe thirrja për çdo biznes është: Mos paguani gjobat që ju vë Luli dhe kunati”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.