Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Bardhit: Nuk e di ku e ul fundshpinën ti që…

11:42 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2251
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Gazmend Bardhit për deklaratën e këtij të fundit për bllokimin e marrëvëshjes me KFË gjermane për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga Asambleja e PS për Qarkun e Tiranës, Veliaj i kujtoi Bardhit vrasjen në Elbasan në ditën e zgjedhjeve, ngjarje për të cilën është nën hetim.

“Dëgjova një personazh i cili shkoi në Parlament pasi ndodhi një vrasje në Elbasan. Ne mund të kemi pasur debatet tona, konfliktet tona, mund të kemi pasur betejat tona, mund të kemi qenë shumë aktivë në fushatë, po asnjë nga deputetët tanë s’ka ardhur këtu me gjak në duar, dhe për asnjë nga deputetët tanë këtu nuk është shkrehur arma dhe mbuluar me gjak kutia e votimit. Dhe kur e dëgjoja që krenohej se do të bllokonte një komision, se do të bllokonte një marrëveshje kuadër, që do të bllokojë transportin publik të Tiranës, më habiti sepse mendova se kishin ndryshuar. Pasi ke bllokuar tërë jetën punët e Tiranës, vjen një moment kur ti thua se ndoshta kanë ndryshuar strategji. Unë nuk e di ku e ul fundshpinën ky që derdhi gjak në Elbasan, por di ku ulen 200 mijë qytetarë çdo ditë, në Tiranë, për të shkuar në punë, për të çuar fëmijët në kopshte dhe në çerdhe, për të kërkuar shërbimin spitalor, për të shkuar në gjykatë apo organet e drejtësisë, për të bërë pazar në treg apo për të dalë dhe argëtuar: 200 mijë vetë çdo ditë, në Tiranë, përdorin transportin publik”, deklaroi Veliaj.

Ai siguroi qytetarët e Tiranës se askush nuk do ta pengojë modernizimin e transportit publik. Veliaj nënvizoi se kjo përpjekje bllokimi është në vazhdën e përpjekjeve që opozita ka bërë për të sabotuar çdo punë në kryeqytet.

“Është një shprehje: Përkufizimi i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër. Në qoftë se bën të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do marrësh. Mendova se ky kthimi në Parlament ishte një energji e re, por pastaj thashë për çfarë zhgënjehem, a nuk ka qenë kështu, duke penguar çdo punë në Tiranë?”, u shpreh Veliaj.

bardhi veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

08:00 / June 6, 2026

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.