Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj ironizon Bashën: Do të mbahet mend për barsoletën e tramit. Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje

17:01 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b9fd7fff 21a9 4d95 a2a7 a94cc348e738
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se e vetmja gjë që mbahet mend është barsoleta e tramit. Nga Njësia 9, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës, Veliaj tha se Partia Socialiste përfaqëson politikën e shpresës dhe të punës.

“Edhe në PD tallen e thonë (për Bashën): Pse ky i tramit do na sjellë fitoren ne? Tramin e pamë se si përfundoi, është bërë barsoletë brenda partisë së tyre. Si mund të mbahesh mend për barsoletën e tramit dhe të mos kesh ngulur një gozhdë në këtë qytet?! Ne përfaqësojmë një filozofi, injektimin e shpresës, na hanë duart për punë dhe politika jonë është shpresa!”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes. Ai shtoi se Basha u vendos gjoba bizneseve dhe sapo merr prej tyre vila apo makina, i mbyll protestat. “Nuk e ngatërron matematikën ai kur merr vila dhe vë gjoba. Nisi protestat për Rrugën e Kombit dhe e la përgjysmë; nisi protestat te Astiri, sa i blenë ndonjë makinë, e la përgjysmë. I keni parë këto kullat? Dy ditë i shajnë, sa të marrin likuidimin, dhe nuk u bien më kullave”, tha Veliaj.

Ai tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Veliaj shtoi se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri, jo vetëm që nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin, por dalin edhe kundër shkollave të reja.
“Fëmijët e tyre i kanë në Angli dhe Hollandë. Për çfarë iu duhen shkollat këtyre?! Ngritën gjithë atë histeri për shkollën “Sami Frashëri”! Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje. “Do e ndërtojnë në Paskuqan” – tha, por Paskuqani është në bashkinë tjetër. Mirë që s’dinë të punojnë, mirë që janë të paaftë, që s’kanë bërë një shkollë në Tiranë edhe kur e qeverisnin bashkë. Kam kaq kohë që i sfidoj: Më thoni një shkollë që keni ndërtuar, por nuk kanë bërë asnjë,” u shpreh Veliaj. Ai shtoi se vërtet s’kanë ndërtuar shkolla, por ama në kohë pandemie i shtuan vilat e tyre.
“Falë punës tonë, dhe jo gjumit, edhe vilave të tyre iu është rritur vlera, se Tirana tani është e pastër, e investuar dhe e rregullt”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.