Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj ironizon Bashën: Po të kishte Cheampions League për gjumin e fiton ai! I morëm Papulit 2 shtëpi për qytetarët jo si Luli për kunatin

13:36 / October 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bc309385 9209 4e51 a810 23854fe97939
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Petrela, ku inspektoi dy shtëpi të reja të rindërtuara për familjet e Beqir dhe Pëllumb Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka kursyer ironitë me Lulzim Bashën. Duke qenë se të dyja shtëpitë e familjeve Hoxha janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në një nga komplekset luksoze të të cilit banon edhe kreu i PD, Basha, kryebashkiaku tha se ndryshe nga Basha dhe kunati i tij, që i marrin shtëpitë si gjoba ndaj bizneseve, banesat e reja në Petrelë janë për familjet e mbetura pastrehë nga tërmeti.

“Dua shumë ta falenderoj Gon Papulin, sipërmarrësin dhe donatorin e dy shtëpive. Është e vërtetë, edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gon Papulit, jo vetëm Lul Basha. Ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shtëpi. Tjetër gjë t’i marrësh për kunatin dhe tjetër gjë t’i marrësh për popullin, kur një investitor do që të kontribuojë. Kur i jep për popullin quhet sevap, ose filantropi, kur i jep për një parti politike dhe për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca mes botëkuptimeve tona. Ne sipërmarrjen e vlerësojmë, jemi shumë të nderuar që ata punojnë dhe ndërtojnë, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë, apo kur bëjnë vila, por ama këta paguajnë taksat. Me ato taksa ne bëjmë akoma më shumë punë, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit,” deklaroi Veliaj.

Krei i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, por është zhvendosur në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, të ndërtuara pikërisht nga biznesmeni Papuli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.