Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Landfilli i Sharrës një hapësirë të gjelbër. Berisha dhe Meta donin ta jepnin shërbimin me 37 euro për ton

16:06 / April 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 10 at 12.49.21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të arritjeve 5 vjeçare, si dhe planit strategjik të pastrimit të qytetit, shprehu mirënjohjen e tij për gjithë ekipin e pastrimit të Tiranës që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë kryeqytetin më të pastër. Ai foli edhe për landfillin e Sharrës, për të cilin tha se dikur ishte hapësirë e degraduar, që i ngjante një hani pa porta, ndërsa tani është shndërruar në një hapësirë të gjelbër.

“Disa prej jush që keni jetuar në Tiranë, e mbani mend si ishte landfilli i Sharrës: një hapësirë e shpartalluar, si një han pa porta, një vend ku – mjafton të shohësh fotot – mund të futej kushdo, nga të gjitha drejtimet. Secili kishte një hesap të vetin, secili kishte thesin e tij, secili kishte një mini-biznes të vetin. Kush e ka shtëpinë në Kombinat, por sidomos kush e ka shtëpinë në zonën e Astirit dhe rreth asaj periferie të Tiranës, nga Selita deri në Sharrë, e mandej në Vaqarr, në Lalm, e mban mend atë renë e verdhë veshtullore, që varej nëpër Tiranë, e cila nisej nga Sharra e pastaj në varësi të erës, shkonte e helmonte gjithë Tiranën. Sot e kemi harruar atë renë kancerogjene, për shkak të së cilës nuk e shihje dot qiellin blu në Tiranë. Sot mund të shohësh qiellin blu dhe mund të themi me plot gojën, se në Sharrë ai sistem ndotës, djegës, helmues dhe kancerogjen për qytetin, është një përrallë nga e kaluara. Duke filluar nga Sharra dhe kudo tjetër, Tirana është disa herë më e pastër”, tha kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin Tiranën dhe e lanë atë të mbytur në borxhe. “Nëse një projekt ka një problem, atëherë duhet të merremi me problemin, jo të anulojmë gjithë projektin. Fjala vjen: Në qoftë se një punonjës këtu bën një gabim, ushtron dhunë, atëherë duhet të trajtojmë atë person, që ka bërë këtë gabim. Ne nuk mund të themi do mbyllet gjithë Eco Tirana sepse një nga shoferët kishte konsumuar alkool. Ti trajton atë problem, ti nuk shkrin gjithë kompaninë. E njëjta gjë vlen edhe për landfillin e Sharrës.

Kush ka bërë gabime, le të mbajë përgjegjësi, por nuk do të thotë se do të ndalojmë së pastruari Tiranën, së grumbulluari plehrat e Tiranës dhe do ndalojmë projektin tonë për një Tiranë xixë, sepse dikush ka bërë një gabim. Kush ka bërë gabim, të mbajë përgjegjësi, por Tirana do pastrohet dhe plehrat do depozitohen. Kur kam ardhur në Bashkinë e Tiranës, përveç se gjeta faturën 60 % me borxhe, gjeta edhe një propozim të atyre që sot kundërshtojnë Bashkinë e Tiranës dhe thonë: ‘Na jepni edhe një shans tjetër’. Ne Ilirit dhe Saliut ia dhamë një shans, nga 2011 deri në 2015.

Përveç se na e lanë faturën me 60% borxhe, na lanë edhe një propozim që plehrat në Sharrë të menaxhoheshin me 37 euro për ton. Sot plehrat, Bashkia e Tiranës, me një kontratë shërbimi, jo investimi, i mbledh në gjithë territorin e Tiranës, i çon deri tek trau në Sharrë. Aty peshohen dhe këtë shërbim e bëjmë me 29 euro për ton, jo me 37”, sqaroi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.