Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj letër urimi nxënësve: Jeni motivi i punës sime; Kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja, 10 të tjera hapin dyert këtë vit

11:08 / September 11, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 11 at 10.58.48
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E kthyer tashmë në një traditë, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku i Tiranës ka shprehur gëzimin dhe inkurajimin e tij për të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës.

“Të dashur nxënës të Tiranës, Dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell. Shumë SUKSESE me zemër, për gjithë të vegjlit që nisin sot klasën e parë, për nxënësit e 9-vjeçareve apo gjimnazeve, që janë pjesë e kurorës së 40 shkollave të reja në Tiranë, e gjithë nxënësve të qytetit nga qendra deri në periferi. Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë, bekime dhe përqafime!”, shkruan Veliaj në urim.

Në letrën dërguar nxënësve, Kryebashkiaku Veliaj shpreh vlerësimin dhe mbështetjen e tij për të gjithë nxënësit e Tiranës në këtë fillim të vitit arsimor dhe i inkurajon ata të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre të arsimit.

Veliaj thekson se institucionet e reja arsimore në kryeqytet, me klasa të bollshme, palestra e laboratorë nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. “Duhet të jeni ndjerë shumë krenarë kur u keni treguar për bukuritë dhe historinë e Tiranës, nga Sheshi “Skënderbej” dhe Kalaja, e deri te Piramida e transformuar, shtëpia e re e Qendrës TUMO, e cila do të hapet për ju, e përfunduar, këtë tetor. Jam i bindur edhe për krenarinë që duhet të keni ndjerë kur, bashkë me mysafirët nga jashtë, ju ka rënë rruga përpara shkollave tuaja, sidomos të rejat, me klasa të bollshme, me salla bibliotekash, palestra, laboratorë dhe fusha sportive. Nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. Më në fund, jeni ndjerë të barabartë, njëlloj si moshatarët tuaj, që erdhën në Tiranë, për të kaluar disa ditë pushimi, nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Spanja, Gjermania a gjetiu”, shprehet ai.

Kreu i Bashkisë nënvizon se deri më tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, ndërkohë që këtë vit hapen edhe 10 të tilla. “Deri në këtë 11 shtator kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja. 10 është numri i shkollave që kemi parashikuar t’u hapim dyert këtë vit. Ndërkohë, puna vazhdon me të tjerat, që janë në fazën e planifikimit për t’u ndërtuar nga fillimi, përfshirë ato për lagjen Rilindja, në Astir, dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk. Në Qytetin Evropian të Sportit, që është Tirana jonë, duam që ju të rriteni sipas asaj thënies së vjetër latine: “Mens sono in corpore sano” (Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë), sepse presim që nesër të jeni gati për të shkruar historinë e re të Tiranës, të Shqipërisë dhe pse jo, të botës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Letra e plotë:

Të dashur nxënës të Tiranës,

Ja pra, ra edhe zilja e mësimit e ditës së parë të shkollës. Pushimet janë të bukura, sigurisht, por s’krahasohen me shkollën… Ndaj, dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell.

Vijon të jetë e tillë edhe kësaj here, pas një vere të jashtëzakonshme si kjo që sapo shkoi, e që e bëri Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, stacionin e lakmuar për një ndalesë çlodhëse të udhëtarëve nga anekënd globit. E patë vetë se rrugët e qytetit tonë, sheshet, muzetë, baret e restorantet, u shndërruan në hapësirën ku fliteshin të gjitha gjuhët e botës. Disa prej familjeve tuaja u bënë ambasadorë të mirëfilltë të mikpritjes tipike shqiptare, që mysafirët nuk ngurruan ta vlerësojnë. Disa prej jush mund t’u jenë bërë udhërrëfyes miqve nga përtej kufijve. Duhet të jeni ndjerë shumë krenarë kur u keni treguar për bukuritë dhe historinë e Tiranës, nga Sheshi “Skënderbej” dhe Kalaja, e deri te Piramida e transformuar, shtëpia e re e Qendrës TUMO, e cila do të hapet për ju, e përfunduar, këtë tetor.

Jam i bindur edhe për krenarinë që duhet të keni ndjerë kur, bashkë me mysafirët nga jashtë, ju ka rënë rruga përpara shkollave tuaja, sidomos të rejat, me klasa të bollshme, me salla bibliotekash, palestra, laboratorë dhe fusha sportive. Nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. Më në fund, jeni ndjerë të barabartë, njëlloj si moshatarët tuaj, që erdhën në Tiranë për të kaluar disa ditë pushimi nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Spanja, Gjermania a gjetiu.

Deri në këtë 11 shtator kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja. 10 është numri i shkollave që kemi parashikuar t’u hapim dyert këtë vit. Ndërkohë, puna vazhdon me të tjerat, që janë në fazën e planifikimit për t’u ndërtuar nga fillimi, përfshirë ato për lagjen Rilindja, në Astir, dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk.

I thonë një fjale: “Arsimi nuk është një përgatitje për jetën; arsimi është jeta vetë.” Pra, përkushtimi ndaj arsimit është po aq domosdoshmëri sa ai ndaj jetës. Padyshim, në njërën anë është përkujdesja për mendjen, në anën tjetër përkujdesja ndaj trupit. Në Qytetin Evropian të Sportit, që është Tirana jonë, duam që ju të rriteni sipas asaj thënies së vjetër latine: “Mens sana in corpore sano” (Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë), sepse presim që nesër të jeni gati për të shkruar historinë e re të Tiranës, të Shqipërisë dhe pse jo, të botës.

Letra ime mbërriti te ju sot, në ditën e parë të shkollës. Letrat tuaja i pres kur të mbarojë ky vit akademik, me lajmin e rezultateve të mira, që flasin vetë.

Deri atëherë,

bekime dhe përqafime,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

WhatsApp Image 2023 09 11 at 10.58.33
WhatsApp Image 2023 09 11 at 10.58.48
WhatsApp Image 2023 09 11 at 10.59.02
WhatsApp Image 2023 09 11 at 10.59.16

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.