Kryebashkiaku Erion Veliaj i përgjigjet aludimeve për ndonjë tension mes marrëdhënies së tij me kryeministrin Edi Rama, ndërsa u shpreh se e gjitha është imagjinare.
“Shpresa e fundit, pas shpifjeve, është se një ditë imagjinare unë dhe Rama nuk do shkojmë. Marrëdhëniet janë më të mira sot se dje dhe do jenë më të mira nesër”, tha kryebashkiaku Veliaj.
