TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

08:39 / April 1, 2023

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Veliaj me sipërmarrësit: Tregu në Farkë, zgjidhje për promovimin e produkteve “Made in Albania“

14:19 / March 19, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë, do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme.

“Një nga angazhimet që kemi marrë është që, më në fund, Tiranës t’i japim një treg të ri agroushqimor, të cilin sapo e prezantuam. Për herë të parë kemi diçka të tillë për bujqësinë. Në AgroPark Tirana, që duam ta hapim shumë shpejt me 100% të vendeve të prenotuara kemi rezervuar edhe një hapësirë për panaire, po ashtu edhe për fermerët e vegjël, por edhe për bujtinat që duan të reklamojnë biznesin. Kemi ndjekur një shembull që e kemi parë në Bologna, ku bashkohen grosistët e mëdhenj, ata që kanë një pafundësi serash dhe hektarësh prodhimi, por edhe të vegjlit, që kanë një raport shitblerje, por edhe mësimi nga njëri-tjetri”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se edhe hapësira e zgjedhur për hapjen e tregut është në një vend mjaft të aksesueshëm nga fermerët, bizneset dhe qytetarët. “Hapësira gjendet midis fushës së helikopterëve dhe TEG-ut, pra buzë autostradës, buzë Unazës së Madhe; është ideale për disa arsye: Së pari, ka akses në Unazë, jo vetëm për rrethinat e Tiranës, por edhe për ata që vijnë nga Elbasani, nga Rruga e Arbrit. Kështu, krijojmë një hapësirë jo vetëm për prodhuesit e rrethinave të Tiranës, por edhe të atyre që vijnë nga verilindja dhe juglindja”, tha ai.

Veliaj shtoi se hapja e këtij tregu do ulë edhe çmimet dhe do i japë fund abuzimeve të grosistëve. “Ajo që do ndodhë është se çmimet do të ulen ndjeshëm. Duke i ulur këto tarifa dhe duke e çuar në një treg publik, që nuk ka qëllim fitimin, por administrimin e asaj hapësire, kemi llogaritur se do të kemi 70% ulje të të gjitha tarifave në treg. E di që jetojmë në kapitalizëm – nuk jam kundër privatit, ju jeni të gjithë operatorë privatë – por, unë besoj se shteti mund ta bëjë lehtësimin e një veprimtarie shumë më të kollajtë, duke hequr fitimin. Ndaj, besoj se thyerja e këtij monopoli privat që kishim në Kashar, besoj se krijon më shumë alternativa”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se disa produkte në disa zona duhen promovuar dhe për këtë hodhi idenë e nja kalendari festash për çdo produkt.

Erion Veliaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023

Këshilltari ligjor i Alibeajt në PD jep dorëheqjen

21:00 / March 31, 2023

Ish- deputeti i PD padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi

20:00 / March 31, 2023

Në garë për Tiranën, ish-deputetja Përnaska: Nuk e shoh betejën me kandidatët

19:55 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023

NATO ndalon zyrtarisht stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet zyrtare

22:35 / March 31, 2023

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

08:39 / April 1, 2023

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.