TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Deizi reagon për videon +18 të Efit

20:13 / January 31, 2023

Themeluesi i PD-së, Vata: Dega lokale e Matit plot me spiunë dhe me ish-kryetarë komunash hajdutë

19:56 / January 31, 2023

Berisha: Rama përdori zyrtarin e FBI për të ndihmuar miqtë “non grata”, tentoi të shuajë pluralizmin

19:56 / January 31, 2023

‘E shklyme je prej meje’ ‘Plas’ keq debati mes Oltës dhe Luizit: Ti e di që ta… (VIDEO)

19:53 / January 31, 2023

Të shtënat me armë zjarri në SHBA, 10 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën

19:31 / January 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Veliaj në lagjen e re në Pezë: 30 familje nisin një jetë të re, mundësi për fëmijët të ecin përpara

14:39 / January 8, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lagjja e re në Pezë, projekti i fundit i madh i rindërtimit në Tiranë, ku do të strehohen 30 familje, të cilat mbetën të pastreha pas tërmetit, po merr formë dita-ditës dhe brenda pak muajsh shtëpitë e reja do të jenë gati.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Toni Gogu dhe përfaqësuesin e fondacionit “Firdeus” – “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ilir Hoxholli, si donatorë në rindërtimin e lagjes së re, inspektoi punimet që po kryhen në Pezë, ku u shpreh se kjo është një mundësi e re që u jepet 30 familjeve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit.

“Janë vërtet 30 mundësi, jo vetëm 30 shtëpi, shpresë për çuna dhe goca që deri dje ishin të ‘dënuar’ të rrinin te shtëpia e gjyshërve të tyre, pas dy krerëve bagëti dhe dy rrënjëve ullinj. Sot, në fakt, do të zbresin – me shpresë për punë muajsh – në një zonë të urbanizuar, e cila ka akses në të gjitha shërbimet e tjera, ku mund të fillojnë një jetë të re. Nuk ka asnjë arsye pse një fëmijë i vogël të dënohet vetëm për faktin se gjyshin e ka pasur në një zonë malore. Dikur mund të ketë qenë oportune, sepse kanë kaluar të gjithë karvanët e tregtisë dhe rrugëve rurale të asaj kohe. Por, me urbanizimin e sotëm, ku rrugët janë zhvendosur nëpër lugina, pranë qendrave të banuara, nuk ka më asnjë arsye pse një fëmijë të destinohet të kalojë gjithë jetën në një zonë të humbur, ku jo vetëm humb shpresa, por humbin gjithë këto mundësi për të ecur përpara,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se, ashtu si Vaqarri, Ndroqi, Zall Herri e Thumana, edhe kjo lagje e re do të kthehet në një zonë urbane falë bashkëpunimit me fondacionin “Firdeus”, të cilët kontribuan në ndërtimin e shtëpive, kurse Bashkia e Tiranës po ndërton infrastrukturën përreth.

“Jam shumë krenar për fondacionin “Firdeus” – “Shqiptarët për Shqiptarët”, për Ilirin, Visin, Sidritin, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Jo vetëm ata, por të gjithë shqiptarët që kanë dhuruar. Mbaruan 150 shtëpi në Thumanë, mbaruam Vaqarrin, mbaruam Ndroqin, mbaruam Baldushkun, mbaruam Zall-Herrin, dhe na kishte mbetur vetëm Peza, e cila tani po kthehet në një zonë urbane. Më vjen mirë që kemi ndarë detyrat. 30 shtëpitë bëhen nga fondacioni, ndërkohë infrastruktura rrugore, kanalizimet, ndriçimi, bëhen nga bashkia. Duke i dhënë jetë këtyre komuniteteve i japim mesazhin secilit se askush nuk është në periferi, askush nuk është i parëndësishëm dhe askush nuk është jashtë vëmendjes,” deklaroi ai.

Jo vetëm shtëpitë e infrastruktura, por dhe terrenet sportive e hapësirat e tjera rekrative, shpjegoi Veliaj, do ta shndërrojnë Pezën në një park të madh të aventurës.

“Mezi pres që Pezën ta kthejmë vërtet në një park të aventurës. Me vitin e sportit na jepen mundësi të jashtëzakonshme për hipizëm, për lojëra popullore, për lëvizjen skautiste, dhe për shumë aktivitete që ne zhvillojmë këtu. Me terrenet sportive që kemi në katër shkollat e reja – kemi bërë ndoshta investimim më të madh në Pezë me 4 shkolla – apo me terrene të tilla sportive, ne mund t’i gjallërojmë, të sjellim jetë dhe të sigurohemi që edhe fëmijët, ashtu siç po ndodh në Tiranë në qytet, të kthehen në Tiranë në fshat. Fëmijët që kërrusen në iPhone dhe iPad duhet t’i çojmë në fushat sportive, të luftojmë obezitetin, të kenë jetë të shëndetshme dhe të ndërtojmë dhe karakterin,” theksoi ai.

“Falenderoj Zotin dhe të gjithë shqiptarët që treguan një shembull të mirë, ku edhe bashkia mori përsipër infrastrukturën. Një donator i vetëm ndoshta s’ka mundësi të ndërtojë një shtëpi, por të gjithë bashkë arritëm të akomodojmë këto familje, të cilave më parë u është dashur dy-tre të zbresin aty ku janë shërbimet. Këtyre familjeve u jepet edhe një shtëpi e mirë, u jepet edhe një mundësi e mirë për të shkolluar fëmijët dhe për të ecur përpara,” u shpreh Ilir Hoxholli i Fondacionit “Firdeus”.

Erion Veliaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Themeluesi i PD-së, Vata: Dega lokale e Matit plot me spiunë dhe me ish-kryetarë komunash hajdutë

19:56 / January 31, 2023

Berisha: Rama përdori zyrtarin e FBI për të ndihmuar miqtë “non grata”, tentoi të shuajë pluralizmin

19:56 / January 31, 2023

TI: Shqipëria ka ngecur në vend në luftën ndaj korrupsionit

18:42 / January 31, 2023

700 mln lekë pasuri të pajustifikuar. Shkarkohet me vendim unanim gjyqtari Skënder Haluci. U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë

17:30 / January 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria

19:29 / January 31, 2023

23 të arrestuar për trukime ndeshjesh në Spanjë, vendosnin baste të vogla

18:51 / January 31, 2023

PD zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Lindita Nikollës

18:31 / January 31, 2023

Mero Baze irritohet me Ben Blushin: Ky gjysmëgazetar e gjysmëbiznesmen, nxori në pritë Kadarenë

18:17 / January 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Deizi reagon për videon +18 të Efit

20:13 / January 31, 2023

Themeluesi i PD-së, Vata: Dega lokale e Matit plot me spiunë dhe me ish-kryetarë komunash hajdutë

19:56 / January 31, 2023

Berisha: Rama përdori zyrtarin e FBI për të ndihmuar miqtë “non grata”, tentoi të shuajë pluralizmin

19:56 / January 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.