Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Veliaj në “Qytetin Studenti”: I hapim rrugë ndërtimit të Kampusit universitar

13:20 / January 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj qyteti studenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se po i hapet rrugë ndërtimit të kampusit të ri universitar, duke bërë të ditur se territori i “Qytetit Studenti” po lirohet nga 148 zaptime, siç tha ai.

“Rendi i punëve është ky: hapi i parë, ndërhyrje emergjente me çdo kompani që adopton një konvikt, si fazë e emergjencës; hapi i dytë, ka të bëjë me lirimin e territoreve në “Qytetin Studenti”. Kemi identifikuar me IMT-në dhe IKMT-në 148 zaptime”, theksoi Veliaj.

Ai siguroi se Kampusi i ri do të jetë një premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi. “Pas kësaj do të fillojë zbatimi i projektit për Kampusin e ri Universitar. Më vjen mirë që vetëm në pak ditë nga shpallja e Paktit me Universitetin nga Kryeministri, puna vlon në “Qytetin Studenti”. Jam i bindur se Kampusi i ri do të jetë realisht premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi, kur vjen puna për t’i lënë një pajë një hapësire që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, që nga vitet e para të demokracisë dhe ka marrë kaq pak në terma të vëmendjes publike”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Falë nismës “Adopto një konvikt”, deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t’i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi inspektoi punimet që po kryhen në rezidencat Nr. 20 dhe Nr. 21. “Dua të falenderoj të gjitha kompanitë që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe bashkisë për të adoptuar një konvikt. Jemi në situatë emergjence, nuk mjafton të thuash hashtagun “Me studentët”, nëse nuk je gati vetë të bësh diçka. Për të gjithë ata që këtë thirrje e çuan në veprim konkret, ka vetëm mirënjohje, edhe nga unë, edhe në emër të kryeministrit dhe të Qeverisë. Deri në fund të muajit, me këtë sistem adoptimesh, ku një kompani merr përsipër një konvikt, do t’i kemi adoptuar të gjitha konviktet e “Qytetit Studenti”. Deri në verë, të gjitha hapësirat e përbashkëta, që janë nyjet higjieno-sanitare, sallat e leximit, banjot, fasadat, korridoret, hollet e tyre, do të kenë përfunduar, që pastaj t’i lihet radhë punës nëpër secilën dhomë të ‘Qytetit Studenti’”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e studentëve për ecurinë e punimeve. “Dua t’i ftoj të gjithë studentët të bashkëpunojnë. Ka qenë jashtëzakonisht ndihmues fakti që po punojmë në një krah, teksa lirohet krahu tjetër, dhe do të doja që ta vazhdonim këtë bashkëpunim. Tani që vëmendja publike është kthyer e plotë, nuk e lëshojmë më këtë punë derisa të realizojmë deri në pikën më të fundit të gjitha premtimet që janë bërë me ‘Paktin e Universitetit’, sipas afateve që janë dakordësuar nga kryeministri dhe studentët”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.