Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj: Në shtator, gati 10 godina të reja, edhe 10 të tjera në semestrin e dytë

11:59 / August 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 08 05 at 11.50.10 AM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet fundit që po kryhen në shkollën “Murat Toptani”, ku tashmë ka përfunduar puna në ambientet e brendshme të shkollës dhe palestrës, dhe janë duke u realizuar sistemimet e jashtme. Ai u shpreh se bashkë me shkollën “1 Qershori”, e cila përfundoi vitin e kaluar, dhe “Murat Toptani” që përfundon brenda muajit gusht, zona e Selitës është e kompletuar sa i takon institucioneve arsimore.

“Me shkollën “1 Qershori”, që është në kufirin e Selitës me autostradën, dhe shkollën “Murat Toptani”, në zonën kodrinore, ne zgjidhim problematikën e arsimit në Selitë. Ndaj mezi pres që këtë shtator çuna dhe goca të shkëlqyer të Selitës t’i mirëpresim tek shkolla e re “Murat Toptani”. Sot mund të themi me plot gojën që shkollat e reja janë shumë herë më të mira nga ana fizike, se shkollat e vjetra tradicionale të Tiranës. Arsyeja pse e kemi trefishuar edhe kapacitetin është që t’i paraprijmë rritjes së Tiranës. Unë jam i bindur që kjo zonë kodrinore do vazhdojë të rritet, ndaj nuk ecim vetëm mbi gjurmët e vjetra, por e bëjmë shkollën më të madhe, më të fortë dhe sigurisht me projeksionin e Tiranës së 20-30 viteve të ardhshme,” u shpreh ai.

Veliaj tha se nga 20 kantieret e reja arsimore që u hapën në Tiranë, 10 të parat do të dorëzohen që në fillim të sezonit të ri arsimor, pra në shtator, ndërsa 10 shkollat e tjera do të jenë gati për semestrin e dytë.

“Shkolla “Murat Toptani” është një nga 10 shkollat që do të hapim për këtë semestër, pastaj një dhjetëshe tjetër shkollash ne do ta hapim semestrin e dytë dhe besoj që 20 shkolla në një vit në Tiranë që nga 100-vjetori i themelimit si kryeqytet nuk i kemi parë. Mezi pres që të mbarojnë 10 shkollat e para dhe pastaj ne të fokusohemi semestrin tjetër të mbarojmë një dhjetëshe tjetër, në mënyrë që nga tërmeti të ngrihemi pak më të fortë dhe më të mirë seç ishim kur na u rrëzuan këto shkolla dhe këto ndërtime që ishin bërë vite përpara,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Shkolla e re parashikon që numri i nxënësve të jetë trefish në krahasim me numrin e tyre në shkollën ekzistuese, si dhe është menduar të ketë një numër klasash dhe laboratorësh në kapacitet më të madh sipas numrit të nxënësve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së Komisariatit nr. 2, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”

21:42 / October 14, 2026

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.