Erion Veliaj shprehet optimist për fitoren, duke thënë se trendi tani është në favor të PS dhe bëri thirrje që të vijohet me një numërim të shpejtë të votave.
Elja Zotka: Zoti Veliaj, si i lexoni rezultatet e numërimit deri tani.
Erion Veliaj: Mirëmëngjes, ka qenë një ditë e bukur për t’u zgjuar. Zgjimi të shijon më shumë ku i ke të gjithë cinikët dhe baltaxhinjtë përballë. Unë mendoj se puna shpërblehet dhe shumë njerëz e nënvlerësojnë popullin tonë dhe besojnë se votojnë për ata që i bien për shkurt. Ne i ramë çik përgjatë dhe u lodhëm siç më shumë. Por më rezulton se gjithë ajo punë që kemi bërë në Tiranë po shpërblehet. Më rezulton se në 4 nga 5 bashki jemi fitimtarë. Në Kamëz mund të kemi surpriza, kemi një barazim virtual. Do tentojmë të bëjmë maksimumin me numërimin dhe ftesa që do të bëj do jenë që mos ta lënë numërimin.
Elja Zotka: Nuk ju duket pak herët që të shpallni fitoren
Erion Veliaj: U bë e disata zgjedhje që kur kalohet 20% e votave të numëruara, duket trendi
Elja Zotka: Dhe sa është trendi.
Erion Veliaj: Besoj se në Tiranë do kemi më shumë së gjysmën e mandateve dhe kjo është një gjë e mirë.
