Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj për opozitën: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma. PS është gati për fitore në 2025

18:22 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 06 25 at 18.19.12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste do të marrë një tjetër fitore në zgjedhjet e 2025-s. Gjatë takimit me strukturat e Njësisë 9, Veliaj tha se PS nuk ka kohë të humbë me hallet e ”non-gratës”.

“Për sa kohë ne fokusohemi tek hallet e njerëzve dhe jo tek hallet e Saliut, unë besoj se i kemi bërë një nder të madh vendit. Çdo minutë që humbasim me non-gratat, me këta vulë-humburit, me këta që djegin shtëpinë e tyre, është një minutë që kemi humbur për shtëpitë e njerëzve, për hallet e njerëzve dhe për punët që u kemi premtuar njerëzve. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët përveshur dhe gati për një betejë tjetër në 2025”, siguroi ai.

Veliaj deklaroi se një parti që djeg selinë e saj, nuk mund të merret me hallet e qytetarëve. “Ne duhet të flasim politikisht me njerëzit dhe ata duhet ta dinë qartë se ne nuk jemi për të zgjidhur hallet e Saliut, hallet e non-gratës, hallet e vulës. Pra, një parti që shkon dhe djeg selinë e vet dhe një parti që theret me njëri-tjetrin për vulën, janë halle banale të një grupi shumë të vogël njerëzish. Nuk janë këto hallet e njerëzve normalë. Hallet e njerëzve normalë janë infrastruktura, pastrimi, janë shkollat e reja, kopshti, çerdhet; këto janë hallet e njerëzve normalë”, shtoi ai.

Sipas tij, PD është një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat. “E keni vënë re? Kur vjen fushata, xhirojnë gomat; pastaj, kur kanë humbjen e radhës, djegin goma. Unë e kuptoj një parti që ka lidhje për shembull, me librat, ose me artin dhe kulturën, por një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat pra, ose xhirim gome në fushatë, ose djegie gomash në humbje – është një çudi shumë e madhe. Pse nga 100 parti njerëzit zgjedhin PS? Njerëzit e mirë, njerëzit e mençur, njerëzit e ditur, njerëzit punëtorë, njerëzit e ndershëm, njerëzit që besojnë se ky vend mund të bëhet nëse secili jep kontributin e vet, shkojnë te e vetmja forcë që ka bërë shtet, që ka bërë qytet dhe sot i ka ngritur kokën këtij vendi”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.