Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj përlot ish-këshilltaren e Berishës: Kam mësuar shumë prej saj në fushatën e vitit 2013

22:56 / April 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SELIA 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka përlotuar ish-këshilltaren e PD-së, Zana Guxholli, për të cilën nuk hezitoi ta vlerësonte si një kundërshtare model në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS ishte në opozitë.

Në një lidhje me “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, kryebashkiaku tha në një moment se gjatë kësaj fushate “të merrte malli të kishe një kundërshtare si Zana”, ndërsa shtoi se studimi i fushatës së saj në 2013, ku Zana luante një rol thelbësor, e ka ndihmuar që të ndërtonte diçka më shumë në 2021.

“Pjesëmarrja e madhë është në favor të opozitës sepse ngrihesh për të votuar atë që nuk të pëlqen nga pushteti.

Ne patëm një studim shumë të veçantë. Na ka marrë malli kur bënim debate për ide, ishim në kampe të ndryshme, por kjo s’do të thotë që kemi qenë armiq; kemi pasur kënaqësinë të debatojmë anët e ndryshme të të njëjtit argument. Fatkeqësisht, në këtë fushatë pamë shumë zhurmë, xhirime gomash, shumë pak ide, të merrte malli të kishe një kundërshtar si Zana në kohën e kësaj fushate.

Suzana ka qenë kyç në 2013, stafi ynë kaloi kohë duke studiuar pjesëmarrjen në votime.

Ne kuptuam se pjesëmarrja e lartë ishte një ambicie e të dyja kampeve. Qeveria Berisha kishte dy mandate dhe mundohej të thyente një rekord të paprecedentë në tranzicionin shqiptar, ndërsa ne vinim nga tetë vite në opozitë. Isha gjithmonë shumë alert që pjesëmarrja në 2021 nuk do t’i ngjasonte 2017, por 2013-ës, ku të dyja palët do të mobilizonin njerëz. Ishim të pasionuar për të thyer një rekord.

Zana, indirekt më ka ndihmuar sepse kam studiuar fushatën e saj të 2013-ës për të ndërtuar diçka më shumë në 2021. Të falenderoj shumë”, u shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.