Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: PS është skuadër fituese. Opozitës dhe disa gazetarëve do t’u bëhen gjunjët me kallo, duke u lutur që unë e Rama të kemi konflikt

16:44 / September 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama një skuadër fituese, që e çon vendin përpara. Në një intervistë për Top Neës, Veliaj tha se ndryshe nga opozita, që përçahet për poste dhe për vota, PS është e bashkuar për të bërë punë të mira për vendin dhe qytetin.

“E kam thënë shpesh, duhet t’u bëhen gjunjët me kallo atyre që luten për një përçarje mes nesh. Unë besoj se kur njerëzit bashkohen prej misionit dhe jo prej banalitetit, atëherë ka gjithmonë hapësirë për unitet dhe për të bërë punë të përbashkëta. Qartazi, e kemi parë cila anë e spektrit politik i ka lidhjet thellësisht banale. Pra, kur ti shikon që njerëzit aty ndahen e përçahen për poste dhe për vota, ti kupton se aty nuk ka mision, se ata janë një korporatë politike. Nuk ndodh kështu në Partinë Socialiste! Në PS ka një sens të së majtës, të së drejtës, të të qenit progresist, të të besuarit në këtë sistem taksash, të të besuarit në faktin se Tirana e pasur, patjetër që do prodhojë financa dhe për periferinë e largët, ku nuk janë të mundura disa nga investimet me taksat lokale, dhe për sa kohë që ky sens misioni, ky sens programi, ky sens ekipi dhe ky sens kapiteni dhe trajneri që Partia Socialiste sheh te Edi Rama, si një skuadër fituese, unë besoj që na çon përpara”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se forca e PS është një familje e bazuar në misionin për ta çuar Shqipërinë sa më afër Europës. “Për sa kohë që, dikush lutet që të prishet kjo harmoni, do të thotë se janë në gjendje shumë të dëshpëruar. Së pari, se s’ka për të ndodhur për sa kohë që vendi shkon përpara dhe qyteti dhe shteti shkon përpara dhe së dyti, sepse kjo është një familje e bazuar jo në “klan”, jo në banalitet, jo në vulgaritet, por në një mision për ta çuar vendin sa më afër Europës”, shtoi kreu i Bashkisë.

PS veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.