Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së, kërkon dënim maksimal për autorin

21:05 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas plagosjes së inspektorit të IMT-së Ilirjan Gavelli, të premtën, duke kërkuar dënim maksimal për autorin. Veliaj kërkoi prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit Qani Muça që plagosi Gavellin pasi ky i fundit mori vendimin për t’i shembur shtëpinë. Sipas Veliajt, Muça ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon –  e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, shtoi Veliaj.

Veliaj theksoi askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Tiranës, duke iu referuar edhe figurave politike që sipas tij frymëzojnë dhunën.

Ditët e fundit, Veliaj dhe Ilir Meta kanë pasur përplasje në distancë, që nisën me një postim të ish-presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021, për të treguar abuzimin me ndërtimet dhe ndotjen në kryeqytet. Mirëpo nuk është provuar se ajo e vitit 2021 është foto e Tiranës, pasi nuk identifikohet me asnjë lagje. Për këtë, Veliaj e ka akuzuar Metën se ka nostalgji për “Tiranën e spiunëve”, dhe poston foto të Kabulit për të akuzuar Bashkinë. 

Erion Veliaj inspektori IMT Plagosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.