Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Shkolla e re jetike për Kodër Kamëz. Ndërtuar mbi tokë private

21:24 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkolla Koder Kamez Bashkia Tirane 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se ata të cilët lejuan mbi 200 ndërtime pa leje në këtë zonë heshtën, ndërsa e cilëson të turpshme histerinë e përfaqësuesve të PD ndaj shkollës së re që është një kërkesë e kahershme e banorëve të Njësinë nr 11 në kryeqytet.“Im atë ka kaluar një dekadë në U. Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80!  Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp! Por akoma më turp sot histeria ndaj shkollës JETIKE për NJ.11 në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë. TURP”, nënvizon Veliaj.Kreu i Bashkisë siguron qytetarët se shkolla e re në Kodër Kamëz do të plotësojë të gjitha standardet, teksa thekson se godina e re që është dizenjuar me pasion nga një prej arkitektëve më të mirë si Stefano Boeri, do të jetë më e mira në Shqipëri.“A e patë Liceun, Baletin, Kosovën? Mbajeni mend! Akoma më e bukur do jetë shkolla e rë në Kodër Kamëz – në një anë parashkollor e 9-vjeçare e në anën tjetër gjimnaz! Dizenjuar me pasion nga Stefano Boeri e investuar me dashuri nga Bashkia e Tiranës, do të jetë më e mira në Shqipëri”, shkruan Erion Veliaj.
Për shumë vite të lënë në harresë, falë vëmendjes së shtuar të Bashkisë Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër Kamëz gjatë këtyre katër viteve kanë përfituar nga një sërë projektesh sikurse është investimi madhor për Projektin e Rehabilitimit të Lumit të Tiranës, shtimi me 17 klasa mësimore në Shkollën “Isa Boletini”, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet. Nuk flitet më për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbi të gjitha ujë më cilësor nga furnizimi në rrjet i Bovillës.



  • Shkolla Koder Kamez Bashkia Tirane 1
  • Shkolla Koder Kamez Bashkia Tirane 2
  • Shkolla Koder Kamez Bashkia Tirane 3
  • Shkolla Koder Kamez Bashkia Tirane 4
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 2026

“Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA”/ Protestat në Tiranë, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turma

10:12 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.