Kryebashkiaku Erion Veliaj në përurimin e krijimit të 700 ekipeve sportive në të gjithë vendin tha se vitin tjetër të rinjtë do kenë shumë aktiviteti sportive duke qenë se Tirana ka marrë stafetën si ‘Qyteti Europian i Sportit’.
“Faleminderit të gjithëve nga zemra që keni ardhur në Tiranë dhe të gjithë skuadrave të Tiranës për këtë superorganizim. Jam shumë krenar për secilin prej jush dhe nuk kishte një mënyrë më të bukur për të mbyllur vitin si Tirana ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, se sa me këtë aktivitet fantastik të Fidelit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Ju falenderoj nga zemra dhe mezi pres që vitin tjetër kur Tirana është qyteti europian i sportit, bashkë Fidelin, bashkë me Evisin, me Unicef-in me Borën dhe kryeministrin Edi Rama të kemi vitin më të bukur për çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ky është stadiumi jonë kombëtar. Mbushet plot kur loz kombëtarja. Sot çunat dhe gocat e Shqipërisë janë kombëtarja jonë e re. Bravo ju qoftë, ju lumtë dhe forca përpara”, tha Veliaj.
