Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj: Tirana do ofrojë bonusin social. Përfitojnë 2800 familje në nevojë

18:19 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social. Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje.

“Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social. Është diçka e ngjashme me atë që ne bëmë me studentët, për të hequr koston e abonesë dhe për të hequr gjysmën e kostos së konvikteve, për atë që ne e konsiderojmë kategori më në nevojë, duke qenë se studentët që rrinë në konvikte vijnë nga qytete të tjera, pra s’kanë një shtëpi në Tiranë, ose kategoria që përdor transportin publik me abone që është le të themi më e prekura, duke qenë se nuk është marrëdhënie pune, ne bëmë ato dy ndërhyrje të veçanta. Ajo që kam anonçuar dhe që do vijë shumë shpejt në Këshill Bashkiak është ideja e bonusit social. Ne duam që një shumë të shkojë mbi atë që është pagesa standarde. Pse? E para, sepse ndihma ekonomike vërtet mund të jetë njësoj kudo, por jetesa nuk është njësoj kudo. Kjo do të thotë që me të njëjtat lekë të ndihmës ekonomike në Tiranë, nuk blen dot aq gjëra sa me të njëjtat para të ndihmës ekonomike në Këlcyrë, ose në Koplik. T’i themi gjërat siç janë. Kështu që unë besoj që lind nevoja që edhe për këtë shtresë në kryeqytet dhe bëhet fjalë për 2800 familje, ne bëjmë një bonus tjetër, jo për të sfiduar bashkitë e tjera, por përkundrazi, se ne sfidohemi prej faktit që Tirana ecën më shpejt dhe ka disa kosto më të ngritura. Kështu që dua që t’ju prezantojmë konceptin dhe pastaj ta reflektojmë edhe në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak për bonusin social,” u shpreh Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.