Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Veliaj: Tirana e Shkupi histori suksesi, mund të ecin bashkë

21:49 / February 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj, priti të mërkurën në një takim zyrtar homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov me të cilën cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve me s dy vendev dhe shkëmbimin e modeleve të suksesshme prej njëri-tjetrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit. “Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Veliaj, teksa bëri me dije edhe disa nga fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Homologu i tij maqedonas, Petre Shilegov vlerësoi transformimin e pandalshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetjen për të çuar përpara bashkëpunimin me kryebashkiakun Veliaj edhe në mandatin e dytë.

Petre Shilegov, kryetar i Bashkisë së Shkupit tha se: “Është kënaqësi të jem sërish këtu në Tiranë, së bashku me mikun tim, dhe për ta përgëzuar atë për ndryshimet e qytetit vitin e fundit, si edhe për t’ju mbështetur për zgjedhjet vendore që janë këtë vit, për të cilat unë jam i bindur që ju do të fitoni. Jemi sot këtu për të ndarë eksperiencat tona, atë çfarë ju keni këtu dhe atë çfarë ne kemi në Shkup, e cila është një mundësi e mirë për mua që të shkëmbyer së bashku eksperiencat. Doja t’ju përgëzoja për punën e shkëlqyer që jeni duke bërë”.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Shkupi dhe Tirana janë histori suksesi të skuadrave që punojnë dhe shprehu bindjen se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy qyteteve. “Ne mund të kemi opinione të ndryshme, mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, etni të ndryshme, ama kur punojmë për gjërat që na bashkojnë, mund të prodhojmë histori suksesi si Shkupi dhe Tirana. Jam i bindur se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy qyteteve”, deklaroi ai.

Mandej, Veliaj përgëzoi edhe skuadrën multietnike të Bashkisë së Shkupit, e cila përfaqëson edhe realitetin e ri të një qyteti perëndimor. Ai theksoi se pavarësisht një vale populizmi kudo në Europë, historia e bashkëjetesës, e harmonisë dhe e njerëzve që punojnë bashkë është ende një histori fituese.

“Jam shumë i lumtur që takova edhe skuadrën, një skuadër mikse, një skuadër multietnike, e cila përfaqëson realitetin e Shkupit modern dhe perëndimor. Ashtu siç tha Petre, që sot në një valë populizmi kudo në Europë, historia e bashkëjetesës, e harmonisë, e njerëzve që punojnë bashkë është ende një histori fituese. Ka sot shumë rryma, jo vetëm në Europë, por edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, ka ende kufoma të të kaluarave tona të hidhura të cilët mundohen të rrinë gjallë dhe të fusin përçarje, të na kujtojnë për gjërat që na ndajnë, jo për gjërat që na bashkojnë”, theksoi Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

Takimi i sotëm do të pasohet me një vizitë të rëndësishme në fillim të Marsit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Shkup.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.