Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Tirana në 2025 do bëhet simbol i bashkëjetesës mesdhetare

18:48 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VELIAJ 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt, ku u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said. Në këtë takim, ata diskutuan mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete të cilat në vitin 2025 do të bashkëndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

“Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e famshme, ku prej 200 vitesh kemi pasur një koloni shqiptarësh, të Andon Zako Çajupit, të Jani Vretos, të Thimi Mitkos. Një pasuri e jashtëzakonshme që na jepet si mundësi sot për të treguar kulturën tonë këndej dhe andej Mesdheut. Ndaj, e vlerësoj shumë gatishmërinë e qeverisë së Egjiptit, të princeshës së Jordanisë, të të gjithë Unionit të Mesdheut, për ta bërë Tiranën simbolin e bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe të Dialogut”, tha Veliaj pas vizitës.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete që po përgatiten të jenë promotorë të dialogut dhe bashkëjetesës mesdhetare për vitin 2025. 43 Shtetet Anëtare të Unionit për Mesdheun shpallën Tiranën dhe Aleksandrinë dy Kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut, dhe do ta mbajnë këtë titull përgjatë gjithë vitit 2025.

Erion Veliaj Tirana 2025
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takim bilateral në Romë, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në mbarë format ndërkombëtare

19:47 / November 13, 2025

Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi

19:09 / November 13, 2025

Marrëveshja me Italinë, zv.kryeministrja Balluku: Furnizim më cilësor me energji për komunitetet

18:46 / November 13, 2025

Marrëveshja e bashkëpunimit me Italinë për Neonatologjinë, ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Tiranë

17:51 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.