TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023

Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano Ronaldon

23:27 / June 8, 2023

Ministrat e Brendshëm të BE-së takohen për të diskutuar planin e emigracionit/ Scholz diskutime private me Melonin

23:19 / June 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sociale

Veliaj: Tirana një nga qytetet më të pastra në rajon, e thotë çdo turist. Ndryshimi si nata me ditën me zhulin e 8 viteve më parë

14:09 / April 2, 20234 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tirana nuk ka qenë kurrë më e pastër sesa sot. Me këto fjalë e nisi videomesazhin e kësaj jave, adresuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se është krenar për pastërtinë e qytetit, gjë që vlerësohet edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Tiranën.

“Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në të gjithë rajonin tonë. Në 33 vite demokraci qyteti nuk ka qenë kurrë kaq i pastër dhe ky është fakt. Nuk e them vetëm unë, por Tirana s’ka qenë kurrë më e pastër. Nuk e themi vetëm ne dhe skuadra që punon përditë me përkushtim për ta mbajtur qytetin xixë, nuk e thonë vetëm qytetarët, që jetojnë këtu çdo ditë, e thonë vizitorët, e thonë turistët që na vizitojnë nga të katër anët e globit dhe kanë parë çdo qytet tjetër. Nuk kam fjalë për të shprehur emocionin dhe krenarinë që ndjeva kur liderët europianë vlerësuan pastërtinë dhe rregullin e Tiranës gjatë vizitës së tyre për Samitin e Bashkimit Europian, dhjetorin që kaloi”, tha Veliaj.

Por, ai kujtoi edhe faktin se si e gjeti gjendjen e kryeqytetit 8 vite më parë. “Kur kthejmë kokën pas dhe kujtojmë Tiranën e zhulit, kazanët e stërmbushur që qelbeshin erë të keqe, ato rrugët me pluhur dhe plehra, kontrasti brenda me jashtë shtëpisë ishte i njëjti kontrast si i ditës me natën. Me situatën ku jemi sot, themi se kemi shënuar një transformim të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm në shumë pak vite. Por, ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë! Për të ardhur deri këtu na është dashur jo pak mund nga secili prej nesh, që është angazhuar për një qytet më të pastër. Ju kujtoj që kur e morëm detyrën në 2015, qyteti kishte nevojë urgjente për një pastrim me themel, siç thonë nënat tona, në të njëjtën kohë kur nisi edhe zbatimi i Reformës Territoriale”, theksoi Veliaj.

Ai tregoi përmes fakteve dhe shifrave se sa shumë progres është bërë për pastrimin e Tiranës. “Bashkia e Tiranës mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 1.250 km2, nga 42 km2 që gjetëm në 2015, pra është rritur 29 herë, me një popullsi që shtohet dita-ditës dhe që gjeneron mesatarisht 700 ton mbetje urbane përditë. Sot, mbledhja dhe menaxhimi i mbetjeve ofrohet për 98% të popullsisë nga 60% që ishte 8 vjet më parë, në një territor shumë herë më të vogël. Është rritur frekuenca e mbledhjes së mbeturinave nga 2 në 3 herë në ditë në zonat urbane dhe për herë të parë, në zonat rurale ka një proces të mbledhjes dhe transportit të mbetjeve me një frekuencë që varion nga 3-7 herë në javë. Në pjesën më të madhe të ish komunave mbetjet nuk mblidheshin para 2015. Hidheshin në lumë e përrenj, me idenë se plehrat i merr lumi, por në fakt lumi kishte marrë mjedisin, turizmin e të ardhmen e fëmijëve tanë,” nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se edhe numri i kontejnerëve dhe i kazanëve thuajse është dyfishuar. “Sot numri i kontejnerëve të rinj të plehrave, të tipit “këmbanë”, me kapacitet 3800 litra, është 210 copë, ata që janë me ngritje vertikale, dhe për herë të parë po ndodh futja në modelin e kontejnerëve nëntokësorë me kapacitet 5000 litra nëntokë, në territorin e Tiranës. Është shtuar numri i mjeteve të transportit me 106 mjete të reja, duke ulur gjithashtu dhe moshën e mjeteve nga të ‘98-tës, në të 2016-ës. Synimi i ardhshëm është që zëvendësimi i të gjithë kontejnerëve të mbetjeve të bëhet realitet në të gjithë territorin e Tiranës, madje duam të shtojmë kontejnerët nëntokësorë sepse ata janë akoma edhe më higjienikë dhe zënë edhe më shumë kapacitet,” tha më tej Veliaj.

Për pastërtinë e Tiranës ai theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkinë e Veronës, një partneritet Publik-Publik, që u konkretizua me themelimin dhe operimin e EcoTiranës, e cila prej 6 vitesh ka sjellë një standard krejt të ri në pastrimin e qytetit dhe një teknologji të re në kontejnerët e mbetjeve.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arkeologët amerikanë letër qeverisë “Rama 3”

09:46 / June 8, 2023

Plakja e popullsisë, Irena Beqiraj: Ulet fuqia punëtore dhe produktiviteti në punë, krijon probleme me skemën e pensioneve

22:08 / June 7, 2023

Nis transplanti i veshkave në QSUT, Italia mbështet realizimin e operacioneve

20:17 / June 7, 2023

Projekti i ri/ Panele diellore për prodhim energjie në tarracat e kopshteve e shkollave në Tiranë

18:44 / June 7, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, i vënë oligarkut pistoletën te veshi

22:11 / June 8, 2023

Deputeti demokrat zbardh skandalet në kryesi: Na kërkonin votim për votim duke i rënë tavolinave e ofenduar, në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë…

22:00 / June 8, 2023

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako në paraburgimin e Durrësit, në njëjtin vend ku është Koka e Bllako

21:11 / June 8, 2023

“Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme”/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

20:59 / June 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.