Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron qytetarët për Krishtlindje. Në një status në rrjete sociale Veliaj shqiptarët që të kenë zemrën dhe familjen të mbushur plot me dashuri.
“Gëzuar Krishtlindjen! E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri”. Në këto ditë festash Tirana është veshur me vellon festive.
Fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, por dhe rrugët dhe disa prej godinave kryesore në qytet janë zbukuruar me dritat duke sjellë një atmosferë tepër festive në kryeqytet.
