Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj uron Vitin e Ri në familjen që përfitoi nga rindërtimi në lagjen e re “5 Maji”: Të gjithë dolën më të fituar

21:33 / December 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c87ac73b c8a3 4326 a9b0 c9d9e6edca55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen e Arun dhe Arta Avdiut, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite në familjen Avdiu se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet.

“Gëzuar, një vit të mbarë! Shtëpia ka dalë mrekulli, kur mendoj se ka qenë këtu një baltovinë. Pashë kur po vinim shkallëve, ishin këpucët gjithandej dhe kuptova që ishte gjithë shkalla e banuar. Ne po mendojmë të sjellim disa institucione, përfshi edhe njësinë administrative. Se kur vjen edhe bashkia këtu me një zyrë, kur vjen edhe qeveria me taksa, me tatime, kur vijnë edhe disa zyra të tjera, fillojnë dhe kuptojnë njerëzit që ka vlerë, se gjersa shteti sjell vet zyra këtu, do të thotë që gjithë zona do ketë vlerë. Plus që do hapet ura aty me Kamzën dhe praktikisht do jetë hyrja e Tiranës. Merr shtëpia, merr vlerë prona, merr vlerë toka, gjithë terrenet dhe pastaj marrin vlerë dhe 10-tat,” u shpreh Veliaj.

“Po flisja me çunat e nënë Lizës, i kishin shkruar Dankos, i thanë – “I ramë në qafë Lali Erit, por këtu qenka parajsë në krahasim me çfarë kishim”. E pa legalizuar, me ato këmbët për përmbytjen e lumit, pra rrinte shtëpia si një karkalec, si të ishte vinç me 4 këmbë, vetëm që të vinte uji. Dhe ndërkohë do marri një shtëpi tamam, 500 metra kishin, 500 metra do marrin. Kishit 2 dhe kuzhinë, do merrni 3 e kuzhinë, siç morët. Kështu që në këtë sens duhet bashkëpunim”,-shtoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.