Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj zbulon masat e marra për finalen e UECL në Tiranë: Po ndiqet i njëjti protokoll me vizitën e Papa Françeskut

14:18 / May 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më datë 25 maj, kryeqyteti shqiptar do të presë në stadiumin “Air Albania”, finalen e parë të kompeticionit të ri të UEFA Conference League, ku përballë do të jenë Roma dhe Feyenoord.

Gjatë një prononcimi për “News 24”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar detaje nga organizimi. Ai tha se në disa lokacione të kryeqytetit po krijohen hapësira “fan zone” ku tifozët do të ndjekin në atmosferë festive ndeshjen.

“Jemi duke bërë inspektimet e fundit. Në sheshin Skënderbej do të jetë një fan zonë familjarë, pak më neutrale, për ata që e duan sportin. Ndërkohë po përgatiten dhe dy fan zone të tjera, që është pedonalja e Tiranës, nga Ministria e Brendshme te Parlamenti. Janë disa mijëra, por më pak se Roma. Do të jetë te zona e liqenit tifozëria e Romës.

Do të vijnë mijëra tifozë për të ndjekur ekipin. Kanë filluar përgatitjet e fundit, nesër hapim zyrtarisht ceremoninë. Në darkë do të ketë mbrëmje për të ftuarit. E rëndësishme është që të kalohet mirë. E mërkura është festë zyrtare. Nuk ka arsye apo nevojë që të vihet në qendër të Tiranës.

Nuk do të qarkullohet në unazën e vogël me makinë. Mezi presim qytetarët nga e gjithë Shqipëria, por nuk vijnë dot në qendër në qendër të Tiranës. Duam që e mërkura të jetë e gjitha ditë feste dhe të japim një imazh të mirë për Tiranën dhe Shqipërinë. Të njëjtin protokoll kemi zbatuar kur ka ardhur George Bush, Papa Françesku”, tha Veliaj

Veliaj theksoi se hotelet e kryeqytetit, në Durrës, Elbasan, Krujë e madje deri në Shkodër janë të zëna për këtë ndeshje të rëndësishme. Ai tha se duhet të tregojmë fytyrën Evropiane këto ditë.

“Jo vetëm që të gjitha hotelet janë plot, janë zënë shumica e hoteleve të Elbasanit, Durrësit, Vorës dhe Durrësit. Madje dhe hotelet deri në Shkodër. E gjithë Shqipëria e ka mundësinë për të bërë biznes dhe treguar fytyrën Evropiane. E di që ka pasur debate për çështjen e hoteleve. I lutem gazetarëve shqiptarë, pronarët e portaleve që të mos nxitohen. Çmimi vendoset përmes një algoritmi dhe kështu ndodh kudo në Botë. Ky është momenti që edhe për ata që janë cinikë t’i lëmë këto muhabete. Asnjë nuk shan Parisin sepse e kuptojnë që në një botë globaliste kështu funksionojnë”, u shpreh kryebashkiaku.

Veljaj tregoi më tej se të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur nëpërmjet një sistemi të menaxhuar online, ndërsa shtoi se për fan zonat do të ketë ekrane gjigante, pasi në Shqipëri sipas tij kanë ardhur mijëra tifozë nga të dyja ekipet, për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës.

“Biletat janë të shitura. Është një sistem i menaxhuar online. Në të gjitha fan zonat do të vendosim ekrane gjigante që askush që ka ardhur për atmosferë, të paktën në këtë arenë të madhe duhet të jetë pjesë patjetër dhe ta shijojë”, përfundoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.