Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Veliaj zotohet: Brenda këtij viti rikonstruktojmë 100% konviktet e studentëve

12:43 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj gjate inspektimit te punimeve ne konviktin e djemve te Qyteti Studenti 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, informoi sot se, ka filluar procesi i rehabilitimit të plotë të ambienteve të “Qendrave Studentore” dhe deri në fund të këtij viti do të rikonstruktojmë 9 godina të konvikteve për studentët me mbi 4 mijë dhoma.

“Po çlirojmë territoret e konvikteve, ndërsa po aplikojmë në qendrat e akomodimit të studentëve, një eksperiencë që na rezultojë e suksesshme, ajo e adaptimit të çerdheve dhe përmes skemës “adopto një konvikt”, synojmë t’u krijojmë studentëve kushte më të mira jetese”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nëse tani mund të rehabilitojmë hapësirat publike, pra territoret e jashtme, të konvikteve studentore, për hapësirat e brendshme, që janë tualetet, dushet, dhomat e mensat, sallat e leximi, fasadat etj, na duhen ambientet e lira. Ne na bie t’i kemi dhomat e lira në fund të shtatorit pasi shkolla ka gjasa të shtyhet deri në korrik, ndaj i bëj apel studentëve, që nëse në ato pak fakultete vazhdon bllokimi i mësimit, kjo do të jetë në dëm të vetë studentëve, sepse shkolla shtyhet dhe ky bllokim penalizon studentët konviktorë. Sepse nuk i lirojmë dot dhomat dhe ne nuk mund të punojmë”.

“Na duhen dhomat e lira minimalisht për aq kohë sa janë pushimet e verës, që me një sulm ne të kemi mundësi t’i rikonstruktojmë ato”, shpjegoi Veliaj.

“Faza e dytë ka të bëjë me një projekt të përbashkët me KfW gjermane. Kanë përfunduar konviktet e studentëve tek fakulteti i Inxhinierisë dhe do të vazhdojmë tek godinat e tjera dhe deri në fund të vitit të përfundojmë rehabilitimin tek të gjitha”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se, faza e tretë ka të bëjë me menaxhimin e konvikteve studentore që do të thotë se nuk do të rritet pagesa e studentëve, por do të gjejmë forma për fuqizimin financiar të qendrës së menaxhimit të tyre, madje do të negociojmë me OSHEE dhe UKT që kosto e pagesës së ujit dhe dritave për studentët të jetë me tarifa më të ulëta se sa e kanë aktualisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.