Policia e Shkodrës bën të ditur se dy mjete në pronësi të një 36-vjeçari në Velipojë janë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit në fshatin Gomsiqë e Rendërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI
Velipojë/Shkodër
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
