Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliu në Morinë dhe aeroportin e Kukësit, lehtësim të lëvizjes në pikat kufitare

13:58 / August 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardi Veliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm gjatë muajit korrik 2021 në pikën kufitare të Morinës janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Të dhënat u bënë të ditur gjatë një inspektimi të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu në Morinë dhe në aeroportin e Kukësit.

Në fokusin e inspektimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishin krijimi i lehtësirave ligjore për hyrjen e turistëve dhe pushuesve, rritja e cilësisë së shërbimit në PKK Morinë dhe në aeroportin e Kukësit, si dhe intensifikimi i kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Zija Sula ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm se përgjatë sezonit turistik ka pasur dhe vijon të ketë fluks shumë të madh të turistëve dhe pushuesve që vijnë vendin tonë.

Në Morinë, Drejtor Veliu ka parë nga afër kontrollin e përbashkët të Policisë Kufitare dhe asaj të Kosovës, aplikimin e procedurës së përshpejtuar, me qëllim eliminimin e vonesave, të cilat shpeshherë kanë sjellë radhë të gjatë në hyrje e në dalje në Morinë. Ai ka përgëzuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe ata të Policisë kosovare, për bashkëpunimin mjaft të mirë mes tyre, çka ka sjellë lehtësim akoma më shumë dhe shërbim akoma më cilësor për pushuesit, turistët dhe gjithë qytetarët që përdorin Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

“Kryeni detyrën me përkushtim, ndershmëri dhe etikë me qytetarët, duke iu ofruar shërbim cilësor e ligjor, pasi jeni kontakti i parë që marrin turistët kur hyjnë në vendin tonë, ndaj duhet të jemi shembull në komunikim e veprim në zbatim të kuadrit ligjor dhe të masave lehtësuese që Policia e Shtetit ka marrë në kuadër të sezonit turistik”, – theksoi z. Veliu.

Gjithashtu, ai ka inspektuar aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, ku ka parë nga afër veprimet e punonjësve të Policisë gjatë hyrje-daljeve të turistëve dhe qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet këtij aeroporti. Z. Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Policisë Kufitare që krahas zbatimit të masave lehtësuese në pikat e kalimit, vëmendje e veçantë të tregohet duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së Komisariatit nr. 2, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”

21:42 / October 14, 2026

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.