Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllai i Belerit flet kundër Ramës në mediat greke: Deputetë e ministra të tij kanë përfituar prona në Himarë

19:35 / December 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për mediat helene ka folur vëllai i Fredi Belerit, ku s’ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. GJKKO arsyetoi në vendimin e saj se nuk ka një dispozitë ligjore që mund ta lejojë Belerin që të betohet, edhe pse më 14 maj ai e fitoi bashkinë Himarë, por për Leonardo Belerin ky është një gjyq politik që i bëhet vëllait të tij.

“Tashmë është e qartë se po flasim për një gjyq politik, për një lojë të montuar që në fillim. Është e qartë se Shqipëria nuk dëshiron të humbasë bashkinë e Himarës”, tha ai për ERTNews.

I pyetur nëse do të apelojnë sërish pas rrëzimit të kërkesës për betimin si kryetar bashkie, ai ka deklaruar: “Do ta diskutojmë me avokatët tanë. Në fakt, ka qenë vendimi i parë i gjykatës që kemi në dorë, i cili ka qenë negativ për betimin”.

Nga ana tjetër, ai ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës së majtë, duke thënë se ministra dhe deputetë të Ramës kanë përfituar prona në Himarë, duke falsifikuar dokumente.

“Problemi është se bashkia e Himarës nuk ndërron dorë. Gjatë gjithë qeverisjes së bashkisë në 12 vitet e fundit, ka pasur keqbërje të mëdha dhe cenime të mëdha në parcelat dhe tokat e Himarës. Ka shumë ministra dhe deputetë të partisë së zotit Rama, të cilët papritmas janë bërë me prona aty. Këto prona nuk janë as të trashëguara nga dikush, por janë përfituar me falsifikime”.

Fredi Beelri Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.