Mbrëmë në Tiranë u vra 39-vjeçari Briken Sanaj. Mësohet se në vitin 2015 vëllai i tij kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Ndërkohë, familja jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti. Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen.
Po ashtu Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Viktima Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.