Dy ditë më parë në Shkozë, 44-vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.
Në një intervistë për ABC News, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani është shprehur se kjo është një ngjarje makabre që ka ndodhur në shtëpinë e tij.
Ai ka thënë se nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, dhe lajmin e ka marrë vesh nga prindërit e tij të cilët i kanë thënë se në shtëpinë e tyre ka ndodhur hataja.
“Kam 5 vite i martuar, kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit. I kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë. Ç’të shihja, policia, gjak, vëllain të shtrirë në tokë.
Gjëndja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.
