Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Vëllau edhe falenderohet por dhe jo”/ Mesazhi i fortë i Majkos në Prishtinë: Me Berishën ishim gati të vriteshim…

14:44 / January 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Meta Majko Pollo 1999
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ish-kryeministër gjate kohës kur Shqipëria priti me mirëra shqiptarë të kosovës gjatë luftës, në fjalën e mbajtur sot në Prishtinë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, duke ftuar gjithë shqiptarët të mos harrojnë te shkuarën, ka apelur për të ecur bashkë në një rrugëtim qe tashme ka nisur.

Majko ka theksuar se në ato kohë shumë te veshtira, ata kanë bere vetem detyrën dhe vëllau mund edhe të mos falenderohet.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemibërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindonjeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau? Edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vellau shpirtin ne maje te hundes, ah vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”- tha Majko.

Mako ka ftuar per reflektim dhe ka kujtuar mbledhjet e atyre diteve shume te veshtora kur vendosej per fatin e njerezve.

“Së bashku me Ilirin, edhe shume te tjerë, mes te cileve edhe ai qe eshte sot kryeminister i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq te bindur, edhe te fortë, ju siguroj qe ishim te shqetësuar, te frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi per te keq, por nuk mund te le pa thene ate qe tha Presidenti Meta, u mblodhem te majte e te djathte, komuniste balliste, legaliste. Me Sali Berishen ishim gati te vriteshim ne ’97, por pas masakres se Recakut, u mblodhëm, i thirren te gjithe partite e opozites dhe fjalia qe thame ishte: Kur serbet na vrasin ne duhet te bashkohemi. Tanime ne nje kohe tjeter, ne ne keto kushte te veteperkufizimit tone, nga momenti i veshtore duhet te shikojme pak me larg. Une nuk jam nga ata qe fal kollaj, por ja qe kam filluar ta bej. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet te jemi gjithmone bashke”- tha ai.

Çfarë tha për liderët e Kosovës

“Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej president i Kosovës por u vetëpërkufizua si përfaqësues dhe kryetar i delegacionit dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai.

Kam përballë kryeministrin e Kosovës. Nuk besoj se kur mbante trupin e të vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës.

Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë mendonte se një ditë do të përfaqësonte një forcë politike të re e do të ishte kandidat për kryeministër.

Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën e shumë të tjerë që nuk jetojnë që bënë detyrën tonë. Ish-kryeministri Pandeli Majko tregoi frikën dhe shqetësimet që kishin për vendimet e mëdha që do të mernin dhe si u lanë mënjanë mospajtimet dhe u bashkuan për një qëllim.

Majko tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.