Vëllezërit Ismail e Gjetan Keta kanë dhuruar ilaçe për spitalin e vendlindjes së tyre, Bulqizën. Sportistët e njohur shprehen se nisma e tyre është mbështetur nga mjekë e miq.
Postimi i Ketës:
Kam kënaqësinë tju njoftoj se arriti kontenieri i përmbushur me mjete medizinale për spitalin e Bulqizës, ku drejtori i Spitalit Hazis Jella u shpreh i kënaqur.
Faleminderit të gjithëve bijve dhe miqve të Bulqizës (emrat e tyre nuk po i përmend pasi janë shumë, por nuk do ti harroj që ju bashkuan thirrjes time), fondacionit “Projekt Cure”, znj. Ina Farka, miqve të mi nga Kosova dhe presidentin te fondacionit “Keta 4 Kids” dhe Dr. Carsten Buse që bëri 100 km marathon për spitalin e Bulqizës dhe me aprovoi dëshirën që projekti i radhës të jetë për spitale në Kosovën tonë të përbashkët. /tirananews.al/
