Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Vendet që rrëmbyen 50% të turistëve këtë vit në Shqipëri

11:41 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shengjin lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50% të totalit i kanë marrë dy prej tyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se Shpella e Shënandoit në Kurbin arriti të tërhiqte në pjesën e parë të vitit të paktën 27% të vizitorëve. Në vendin e dytë renditen Banjat e Bënjës në Përmet me 23% të vizitorëve.

E treta në listë, Rana e Hedhun në Shëngjin. “Në kategorinë Monumentet e Natyrës, janë të shpallura 26 zona dhe vetëm në 25 prej tyre janë vizituar prej 44,790 vizitorë. Nga këta 65% janë vizitorë vendas dhe 35% vizitorë të huaj. Vizitorët me numrin më të madh janë në Shpella e Shënandoit (27%), Ujërat Termale të Bënjës (23%) e cila ndiqet nga Rëra e Hedhur (11%)” thuhet në publikimin e statistikave. Ndërkohë kategoria e Parqeve Kombëtare që ka 12 zona është vizituar nga 179,624 vizitorë, prej tyre 61% janë vizitorë vendas dhe 39% vizitorë të huaj.

“Numri më i madh i vizitorëve për këtë kategori është në Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavasta (31%) Alpet e Shqipërisë nga pjesa e Shkodrës (19%) dhe e treta për nga vizitueshmëria këtë muajit është Parku Kombëtar i Butrintit me (9%)” thuhet në dokument. Sipas ministrisë një tjetër element i marrë në analizë janë rezervatet natyrore. Kështu, sipas të dhënave në kategorinë Rezervatet Natyrorë të Menaxhuar dhe Parqet Natyror Monumentet e Natyrës janë të përfshira 24 zona.

Numri i vizitorëve për këtë kategori është 77,411, nga këta, ku 61,5% janë vizitorë shqiptarë. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Liqeni i Shkodrës (29%) e ndjekur nga Syri I Kaltër (17%) Sa u takon peizazheve të mbrojtura përfshihen 7 zona. “Numri i vizitorëve që kanë vizituar këto 7 zona është 107,911, nga ku 61.1% e vizitorëve janë shqiptarë. Vizitorët me numrin më të madh janë në Peizazhin e Mbrojtur të Lumin Buna (56%), të ndjekur nga vizitorët në Liqenit të Pogradecit (20%)” thuhet në statistikat e fundit të qershorit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit këtë vit, vihet re një rënie e shifrave në turizmin natyror në raport me një vit më parë. Nga janari në qershor, vizitorët e turizmit të natyrës ishin mbi 1.14 milionë me një rënie 20% në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./Monitor

Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.