Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar një takim me ambasadorët e huaj në Shqipëri.
Burime brenda maxhorancës bëjnë të ditur se temë e bisedës do të jetë vendimi i kreut të shtetit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe hapat që do të hidhen pas kësaj.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 11.00.
