Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vendimi për Adriatik Llallën, reagon ambasadorja e SHBA: Gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Askush nuk është mbi ligjin!

18:07 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ajo shkruan se është gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar duke inkurajuar prokurorët të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar.

“Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.

yuri kim tw 2

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) e Shkallës së Parë, e dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik.

Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë sot në fuqi vendimin dhe Llalla përfundimisht duhet të kryejë dënimin me 2 vite burg dhe të mos ushtrojë funksione publike si dhe iu sekuestruan disa pasuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet, ndërtimet pa leje, 60 ditë afat për vetëdeklarim ose kalojnë në konfiskim

09:55 / October 8, 2026

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.