Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimi për kontrollin e banesave 50-vjeçare pas tërmetit të 21 shtatorit 2019. Ja çfarë deklaronte ish-drejtori Agron Hysenlliu

13:26 / March 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pr.ligji 1 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi për kontrollin e godinave të vjetra mbi 50-vjeçare nuk është një ide e re. Direkt pas tërmetit të 21 shtatorit 2019 që shkaktoi disa dëmtime në pallate dhe banesa, qeveria planifikoi një kontroll të këtyre godinave.

Kjo ide u përforcua më tej pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, ku nga auditimi i kryer në disa banesa vërtetoi se godinat e vjetra, sidomos ato me muraturë mbajtëse dhe që kishin pësuar ndërhyrje në katet e para, patëm dhe problemet më të mëdha.

Në një intervistë për News 24 me gazetaren Erjola Jata, drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu deklaronte më 17 nëntor 2019, pra pak ditë para tërmetit të madh, se të gjitha pallatet me moshë mbi 50 vjet do t’i nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Sipas Hysenlliut përveç banesave kontrollet do të përfshijnë edhe objektet me impakt social.“Bëhet fjalë për banesat që janë mbi 70 vjecare, banesat që janë para 50 vjetësh dhe kërkohet të shikohet performanca e tyre dhe të shikohet që këto banesa kanë rrezikshmëri apo jo, kanë risk apo jo. Por në mendimin tim kontrollet e para që duhet të kryhen duhet të jenë objektet me impakt social kulturorë siç janë kopshtet çerdhet ministritë pjesa e zyrave të pushteteve vendore por kjo nuk do të thotë që nuk do të kryhen edhe objektet banimi që kanë problematikat e tyre. Qeveria ka punuar në këtë drejtim por një shtysë ishte dhe pjesa që ishte tërmeti”, do të deklaronte Agron Hysenlliu.

Për ato ndërtime të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë masat përkatëse duke hartuar një raport me të dhënat të cilat më pas do ti dërgohen bashkive përkatëse.

“Ndodhen tre gjendje të objektit. Gjendja e parë e objektit është kur pjesa e dëmtimit të objektit nuk e kalon 01% kjo do të thotë që të gjitha energjitë që ka një tërmet I thith objekti. Në kategorinë e dytë të objekteve është kur është 03% dhe kjo tregon kur objekti ka pësuar dëme dhe kërkon riparime. Kategoria e tretë është kategoria 05% në këtë rast objekti është i shkatërruar dhe duhet të merren masa të tjera. Këto tre kategori objektesh pasi të kontrollohen do t’ju vihet në dorë enteve vendore dhe mbi bazën e ligjeve që ekzistojnë në fuqi ata kanë kompetencat e tyre se çfarë do të kryhet me të do të riparohet, çmontohet dhe në këtë aspekt janë ata që do të kenë vendimmarrjen”, shtonte ai.
Instituti i Ndërtimit thotë se nuk ka një database të të dhënave se sa ndërtesa janë mbi 50-vjecare.

“Ne nuk kemi sot një inventarë për këto dhe kjo pjesa e databesit e godinave është që iu kalon bashkisë pasi çdo bashki ka kompetencat e veta ne jemi në ndihmë të tyre përsa i përket kontrollit por iniciuesit janë të gjitha bashkitë”, deklaronte aso kohe Hysenlliu.

Pr.ligji 1 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.