Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimi për shkollën ‘Mehmet Akif”, VOA: Kolegji pjesë e fondacionit të financuar nga Fetullah Gulen! Turqia ka kërkuar mbylljen

18:37 / October 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture74
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë, Gjykata administrative rrëzoi sot kërkesën e kolegjit turk Mehmet Akif për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor privat.

Gjykata nuk mori parasysh argumentat e Kolegjit sipas të cilit, vendimi kishte qenë një masë ekstreme, duke qenë se, siç u shpreh gjatë seancës dhe avokati mbrojtës, shkeljet dhe problematikat e kontatuara kishin qenë të një natyre të vogël dhe jo aq shqetësuese. Sipas avokatit të kolegjit, vërejtjet nga ana e inspektorëve të ministrisë së Arsimit kishin patur të bënin me këndin e dritës në katër klasa, dhe me disa ndërhyrje në palestër.

Përfaqësuesit e Ministrisë nga ana e tyre, pretenduan se Kolegji kishte patur kohën e mjaftueshme për të plotësuar kriteret e kërkuara, por se nuk kishte ndërhyrë, dhe ndërkohë kishte nisur vitin e ri shkollor pa marrë miratimin e ministrisë.

Kolegji është pjesë e fondacionit Gulen, që i përket klerikut turk Fetulla Gulen, i konsideruar nga Ankaraja si organizator i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2006. Turqia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur mbylljen e aktiviteteve të financuara prej tij. Dhe vendimi për mbylljen e Kolegjit është parë si një rezultat i kësaj trysnie, ndonëse autoritetet shqiptare kanë këmbëngulur se vendimi i tyre lidhet rreptësisht me zbatimin e ligjit. /VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.