Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vendosi himnin pas orës 22.00, 1 milionë lekë gjobë pronarit të lokalit

09:55 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muzike lokaleee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i një lokali që ka vendosur himnin kombëtar pas orës 22:00 në shenjë proteste mbrëmjen e djeshme në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë si dhe është vënë nën hetim nga policia.

Blutë bëjnë me dije se nën hetim janë vënë edhe dy persona të tjerë të cilët kundërshtuan mbylljen e muzikës duke refuzuar t’i binden urdhrit të policisë.

“U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohet penalisht, administratori i subjektit.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:

K.Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si u ndalën katër dronët kamikazë: Të shtunën e kaluar u parandalua terrori mbi Tiranë

11:00 / October 23, 2026

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026

Kaosi dhe dhuna në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me nga 60 ditë gjashtë deputetë të PD

10:46 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.